Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

Pas një serie pafund pankinash në kampionat, Mario Mitaj zbriti më në fund në fushën e lojës me fanellën e Genoas. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare u zgjodh të ishte titullar në sfidën me Sudtirol në sfidën e zhvilluar në Ferraris e vlefshme për 1/16 e finaleve të Kupës së Italisë. Mario Mitaj qëndroi në fushën e lojës për 61 minuta duke bërë një paraqitje të mirë për t’u zëvendësuar më pas nga sulmuesi Colombo. Genoa për më tepër arriti të fitojë këtë ndeshje 1-0, që është suksesi i dytë sezonal për kuqeblutë, duke prerë kështu biletën për në 1/8 e finaleve të kompeticionit. Ai që vendosi për fatin e kësaj sfidë ishte Vazquez që shënoi në minutën e 87 të sfidës. Kundërshtari i radhës për...