Marinari puth infermieren/ Historia interesante që fshihet pas fotografisë së njohur

Marinari puth infermieren/ Historia interesante që fshihet pas fotografisë së njohur

Alfred Eisenstaedt Fotografia ku shihet një marinar duke e puthur një infermiere në Ditën e Fitores mbi Japoninë (Dita-V-J) në Times Square në New York në fund të Luftës së Dytë Botërore, e realizuar nga Alfred Eisenstaedt është bërë një nga fotot më të njohura në shekullin e XX. Çifti në foto mbeti anonim për vite me radhë, përpara se një libër i vitit 2016 të zbulonte se ata ishin George Mendonsa dhe Greta Zimmer Friedman. Fotografi i cili e ka realizuar këtë fotografi ikonike, ka treguar në detaje momentin e realizimit të fotografisë. “Në Times Square në V.J, pashë një marinar që vraponte përgjatë rrugës duke ‘rrëmbyer’ çdo grua që shihte. Pastaj, papritmas, pashë diçka të bardhë duke ‘u rrëmbyer’. U ktheva dhe fotografova...