Marcello Mastroianni, 102 vjet nga lindja e ikonës së kinemasë italiane

Marcello Mastroianni, 102 vjet nga lindja e ikonës së kinemasë italiane

28 September, 2026 - 12:03 Marcello Mastroianni, një nga aktorët më të mëdhenj të kinemasë italiane, kujtohet sot në 100-vjetorin e lindjes. Ai lindi më 28 shtator 1924 në Fontana Liri të Italisë dhe ndërroi jetë më 19 dhjetor 1996 në Paris. Mastroianni u bë i njohur ndërkombëtarisht veçanërisht për bashkëpunimet me regjisorin Federico Fellini, duke interpretuar në filma si La dolce vita dhe 8½. Ai ishte gjithashtu partner në ekran i Sophia Loren në disa prej filmave më të njohur të kinemasë italiane, mes tyre Ieri, oggi, domani, Matrimonio all’italiana dhe I girasoli. Gjatë karrierës së tij, aktori spikati si në role dramatike, ashtu edhe në komedi. Ai u nominua tri herë për çmimin Oscar për aktorin më të mirë, për interpretimet në Divorzio...