Maratona “Little Paris” në Korçë, akset ku kufizohet qarkullimi
Korça do të presë më 20 shtator edicionin e parë të maratonës ndërkombëtare “Little Paris”, aktivitet sportiv që do shoqërohet me kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore të qytetit dhe zonave përreth. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit, i cili organizohet nga shoqata “Maraton Albania”, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë. Maratona do të zhvillohet gjatë paradites dhe do të përfshijë tre disiplina garuese. Sipas Policisë, më 20 shtator, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në bulevardet “Republika” dhe “Rilindasit”, si dhe në rrugët “Erdoej”, “Dishnicë-Kryqëzimi i Çifligut”, “Muzakaj”, “Marigo Pozoi”, “Isan Korça”, “Petro Strugji”, te kryqëzimi i Ersekës, “Antonio...
Burimi:
kohajone.com