Marani i ngre kuqezinjë në renditje, hapa para bën edhe Kosova
Faza e ndeshjeve të ekipeve kombëtare ka përfunduar dhe FIFA ka punlikuar renditjen e re. Shqipëria ka qenë e suksesshme në këto 4 ndeshje të para të Ligës së Kombeve, ku edhe udhëheq grupin. Rezultatet pozitive janë reflektuar edhe në klasifikimin e FIFA-s. Marani i ka ngritur kuqezinjtè një pozicion më sipër. Tashmë Kombëtarja shqiptare renditet e 66-a me 1375,78 pikë. Ndërkohë edhe Kosova ka bërë hapa përpara. Dardanët tashmë renditen në vendin e 76, 2 pozicione më lart se herën e fundit./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com