Maran përgatit surprizën në Helsinki, formacioni i kuqezinjve me ndryshime ndaj Finlandës

Maran përgatit surprizën në Helsinki, formacioni i kuqezinjve me ndryshime ndaj Finlandës

Rolando Maran po përgatit një tjetër “revolucion” në formacionin e Shqipërisë për transfertën e sotme ndaj Finlandës. Trajneri italian duket se ka ndërthurur elementë nga dy formacionet e përdorura kundër Bjellorusisë dhe San Marinos, duke testuar një rreshtim të ri në prag të sfidës në Helsinki. Në mini-ndeshjen e fundit stërvitore, Maran provoi Berishën në portë, me Ismajlin dhe Gjimshitin në qendër të mbrojtjes. Në krahun e majtë u vendos Pilo, ndërsa Sina ruajti pozicionin në të djathtë. Përpara mbrojtjes u aktivizuan Asllani dhe Shehu, ndërsa Muçi mori rolin e organizatorit. Në repartin ofensiv, Mehmeti u vendos në të majtë, Seferi në të djathtë, ndërsa Manaj mbetet zgjedhja për qendrën e sulmit. Në formacionin tjetër u rreshtuan Hysaj, Ramadani, Mitaj, Uzuni dhe Hoxha, të cilët,...