Maran i kthen të gjithë, Shqipëria fiton me Bjellorusinë

Maran i kthen të gjithë, Shqipëria fiton me Bjellorusinë

Nations League nisi me fitore për Shqipërinë e cila si pjesë e Grupit 1 në Ligën C mposhti 2-0 Bjellorusinë. Ndonëse skuadra nuk u ngjit kurrë në lartësi dy gola në fund të pjesës së parë me Asllanin me penallti në të 34′ dhe më pas Muçit (45+2′) vulosën fatet e ndeshjes e cila pa të debutojë zyrtarisht edhe trajneri Roland Maran. Ky ishte formacioni startues i kuqezinjëve: Berisha; Pilo, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani, Seferi, Muçi, Hoxha, Manaj. Trajner: Rolando Maran. Në ndeshjet e tjera (Liga A) Spanja mundi 2-3 Anglinë në Londër dhe Kroacia po ashtu triumfoi në transfertë 1-2 ndaj Çekisë. Rezultatet sot: Liga A: 20:45 Angli- Spanjë 2-3 Çeki- Kroaci 1-2 Liga B; Slloveni- Skoci 0-0 20:45 Maqedoni e Veriut –...