Maqedonia e Veriut triumfon në Festivalin e Filmit në Tokio, Mançevski fiton Çmimin e Madh
Filmi “Sister Brother Manhole Cover”, me skenar dhe regji të regjisorit maqedonas Milço Mançevski, ka fituar Çmimin e Madh (Tokyo Grand Prix) në edicionin e 39-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, të shpallur më 4 nëntor. Ai është një bashkëprodhim ndërkombëtar i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bullgarisë, Serbisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku Shqipëria përfaqësohet nga Tirana Film Institute. Filmi, një komedi e zezë, rrëfen historinë e Malinës dhe Viktorit, një motër e një vëllai që përpiqen të mbijetojnë në skajet e shoqërisë maqedonase. Për të siguruar jetesën, ata vjedhin buste bronzi dhe kapakë pusetash, derisa rrugët e tyre kryqëzohen me një grua të moshuar, të pasur dhe të verbër. Përmes marrëdhënies me të, dy personazhet përballen me kufijtë mes së drejtës...
Burimi:
kultplus.com