Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

Maqedonia e Veriut ka kërkuar zyrtarisht takim me Bullgarinë, pas nismës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për rikthimin e dialogut mes dy vendeve dhe gjetjen e një rrugëdaljeje nga ngërçi që po mban të bllokuar avancimin e Shkupit drejt Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm Timço Mucunski i ka dërguar Sofjes një notë diplomatike me kërkesën për takim.Nga Bullgaria kanë ardhur sinjale se bisedimet mund të zhvillohen, por edhe një mesazh i qartë se Sofja nuk pranon rinegocimin e kushteve të vendosura në procesin evropian. Presidentja Ilijana Jotova tha se është “moderatisht optimiste”, ndërsa paralajmëroi se dialogu duhet të zhvillohet “pa ultimatume dhe pa lëshime nga politika evropiane”. Kryeministri Hristijan Mickoski e cilësoi propozimin e von der Leyen për bisedime të drejtpërdrejta...