Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision pas katër vitesh mungesë
Maqedonia e Veriut do t’i rikthehet skenës së Eurovision Song Contest në vitin 2027, pas katër edicionesh mungesë. Rikthimi është konfirmuar nga transmetuesi publik maqedonas MRT, i cili do të marrë pjesë në edicionin e 71-të të konkursit evropian të muzikës, që do të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë në maj të vitit të ardhshëm. Pjesëmarrja e fundit e Maqedonisë së Veriut në Eurovision ishte në vitin 2022, në Torino, ku vendi u përfaqësua nga Andrea me këngën “Circles”. Pas këtij edicioni, MRT nuk mori pjesë në katër konkurse radhazi, ndërsa tashmë ka konfirmuar rikthimin për vitin 2027. Maqedonia e Veriut do të rikthehet në një Eurovision që do të mbahet në Bullgari, shtet i cili gjithashtu kishte munguar për disa vite nga gara dhe...
Burimi:
kultplus.com