Manchester United i beson ende Carrick, nuk ka shkarkim pas rezultateve negative

Manchester United i beson ende Carrick, nuk ka shkarkim pas rezultateve negative

27 Tetor 2026 13:38 Alfred Lleshi Manchester United ka vendosur t’i japë Michael Carrick dhe stafit të tij teknik një tjetër mundësi për të përmbysur situatën dhe për të shpëtuar sezonin, raporton Chris Wheeler i “Daily Mail”. Pavarësisht humbjeve ndaj Como dhe Bournemouth, drejtuesit e klubit anglez nuk kanë ndërmend të bëjnë ndryshim të menjëhershëm në stol. Për momentin, ata kanë zgjedhur vazhdimësinë, duke i dhënë trajnerit kohë për të përmirësuar paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës. Vendimi synon gjithashtu të rikthejë stabilitetin në dhomën e zhveshjes, në një periudhë kur presioni është rritur ndjeshëm dhe pakënaqësia e tifozëve po bëhet gjithnjë e më e madhe. Megjithatë, besimi ndaj Carrick nuk është i pakushtëzuar. Trajneri anglez duhet të japë përgjigje konkrete që në ndeshjet e ardhshme,...