”Manaj ma kishte thënë që para ndeshjes, penalltinë e gjuaja unë”, Asllani: Kam refuzuar disa skuadra në merkato

”Manaj ma kishte thënë që para ndeshjes, penalltinë e gjuaja unë”, Asllani: Kam refuzuar disa skuadra në merkato

Shqipëria ka mposhtur Bjellorusinë me shifrat 2-0. Asllani nga pika e bardhë e penalltisë dhe Muçi ishin autorët e golave të shënuar në “Air Albania”. Pas përfundimit të takimit, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Asllani: “Manaj ma kishte thënë që përpara ndeshjes. Po të kishte penallti do të shkonte ai te topi, por më pas do të vija ta gjuaja unë. Ishte e vështirë për mua të kapja topin e dytë. Por pas 2-0 kemi pasur shumë raste. E kemi vendosur ne ndeshjen. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Al Xhazira? Kam refuzuar disa oferta. Pashë merkaton si shkoi. Pastaj erdhi Al Xhazira dhe e pranova. Duhen këto eksperienca, pasi tani jam vetëm 24 vjeç” Maran: “Jam shumë i...