Man. United bëhet pishman, dëshiron të rikthejë lojtarin që e lejoi të largohej për 30 milionë euro
7 Tetor 2026 19:25 Telesport Scott McTominay po luan sezonin e tij të tretë në Serie A, që mund të jetë edhe i fundit. Sky Sports zbulon se skocezi mund të rikthehet në Premier League në fund të këtij sezoni, pas interesimit të ish-klubit të tij Man. United dhe Aston Villa. “Djajtë e Kuq” mesa duket janë bërë pishman që lejuan largimin e McTominay në verën e vitit 2024 për 30 milionë euro dhe duan ta rikthejnë mesfushorin sërish në bazë, pas formës fantastike që ka treguar në Serie A. Skocezi është nën kontratë me Napolin deri në vitin 2028. Për të mos rrezikuar largimin e tij falas një vit më pas, Napoli mund të pranojë largimin e tij në fund të sezonit aktual. Vlera...
Burimi:
telesport.al