Mamurras/ I armatosur, përplasi makinën e Policisë gjatë arratisjes, arrestohet 27-vjeçari

Mamurras/ I armatosur, përplasi makinën e Policisë gjatë arratisjes, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar, Edmir Xhaferri, banues në Mamurras, është arrestuar pas një ndjekjeje nga Policia në qytet. Sipas njoftimit zyrtar, ai qarkullonte me armë zjarri dhe, pasi nuk ndaloi me urdhër, përplasi një automjet të Policisë dhe vijoi largimin, ndërsa më pas hodhi armën. Ai u kap në lagjen “Zef Hoti”, ndërsa u sekuestruan një pistoletë, municion, automjeti dhe një palë targa. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës. Njoftimi i Policisë: Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Neutralizohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë,...