‘Mallkimi’ i parandjerë i Ramës, aeroporti i Vlorës drejt Arbitrazhit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke vënë në pikëpyetje fatin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore të dekadës së fundit. “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat kontraktore për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pas mosrespektimit të afateve të parashikuara për përfundimin dhe vënien në operim të projektit”, konfirmoi ministria për Faktoje. Më herët palëve u ishte lënë kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare që kishin bllokuar vijimin normal të punimeve, por pas përfundimit të këtij afati janë aktivizuar mekanizmat kontraktorë “për garantimin e interesit publik” Vendimi vjen pas muajsh përplasjesh mes dy aksionerëve të kompanisë koncesionare, konflikt që çoi në pezullimin e punimeve dhe e...
Burimi:
syri.net