“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

Familja Kennedy është prej dekadash një nga dinastitë më të njohura politike në Shtetet e Bashkuara, por pasuria, pushteti dhe ndikimi i saj janë shoqëruar me një varg tragjedish që kanë tronditur opinionin publik. Vrasje, aksidente ajrore, sëmundje dhe vdekje të parakohshme kanë ushqyer prej vitesh legjendën e njohur si “mallkimi i Kennedy-ve”. Vdekja e Kyle Kennedy-t, mbesës 42-vjeçare të Robert F. Kennedy-t, ka rikthyer vëmendjen te historia e dhimbshme e kësaj familjeje. Ajo u nda nga jeta më 21 shtator, në banesën e saj në Westwood, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk janë bërë publike. Jeta e saj ishte shënuar nga vështirësi të shumta, përfshirë një dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore në vitin 2020, që i shkaktoi paralizë dhe paaftësi afatgjatë. Pavarësisht vështirësive, Kyle...