Mali i Zi heq imunitetin për kryeministrin dhe ministrat, Gazment Bardhi: Spajić i jep liri drejtësisë, Rama mbron korrupsionin

Mali i Zi heq imunitetin për kryeministrin dhe ministrat, Gazment Bardhi: Spajić i jep liri drejtësisë, Rama mbron korrupsionin

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet kushtetuese për heqjen e plotë të imunitetit për Kryeministrin dhe ministrat. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar duke paralelizuar situatën në shtetin fqinj me atë në Shqipëri në këtë aspekt. Duke hequr paralele me zhvillimet në Tiranë, Bardhi denoncoi se qeveria shqiptare ka ndjekur rrugën e kundërt. Ai solli në vëmendje se kur SPAK kërkoi pezullimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Edi Rama propozoi ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për t’i hequr mundësinë drejtësisë që të pezullojë funksionarët e lartë. Sipas Bardhit, mbrojtja politike dhe refuzimi i mazhorancës për t’i hequr imunitetin Ballukut kanë dëmtuar procesin e integrimit, duke nxitur vendosjen e kushteve të reja nga Brukseli. Kreu i grupit të PD-së nënvizoi...