Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Malësisë së Madhe, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë rurale. Rrethanat paraprake tregojnë për një ngjarje të shkaktuar nga armët e zjarrit, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të dokumentuar provat e para. “Rreth orës 15:20, në fshatin Boriç i Madh, në një arë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh,”, thuhet në informacionin paraprak të policisë. Veprimet e para hetimore dhe pistat e shqyrtuara Pas sinjalizimit të marrë, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer veprimet e para proceduriale. Nga të dhënat e deritanishme, grupi i ekspertimit ka ngritur dyshimet...