Maldini i rikthehet aksidentit: Kam bërë një marrëzi dhe po paguaj për të, por tani e vërteta dihet

Maldini i rikthehet aksidentit: Kam bërë një marrëzi dhe po paguaj për të, por tani e vërteta dihet

Daniel Maldini është një nga emrat më të përfolur të momentit në Serie A. Këtë vëmendje e ka fituar falë fillimit të shkëlqyer të sezonit me Cagliari dhe grumbullimit në kombëtare, por edhe për shkak të ngjarjeve të fundit që e kanë përfshirë. Në një intervistë për “Sky Sport”, futbollisti foli për karrierën, familjen, kombëtaren dhe periudhën e vështirë që ka kaluar. Fanella me numrin 70 te Cagliari, çfarë përfaqëson për ju? Ka një domethënie të fortë, diçka të re, por të rëndësishme. E nisëm menjëherë mirë, jemi të kënaqur dhe duam të vazhdojmë kështu. Shpresojmë të japim edhe më shumë. Keni shënuar në 4 ndeshje radhazi, me golin e fundit kundër Juventusit, në ditëlindjen tuaj. Cilin gol vlerësoni më shumë? Nuk kam shënuar ende...