Malaj me misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin dhe menaxhimin e investimeve publike
Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për eficiencën e investimeve publike (PIMA), të kryesuar nga Ian Hawkesworth. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i gjetjeve dhe vlerësimit të FMN-së sa i përket eficiencës së investimeve publike në vendin tonë, të cilat janë pjesë e raportit që pritet të publikohet së shpejti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjatë takimit u evidentuan progresi dhe përmirësimet e ndjeshme që Shqipëria ka shënuar vitet e fundit në drejtim të planifikimit dhe menaxhimit të investimeve publike.Investimet publike në vendin tonë kanë qenë në rreth 6,5% të PBB-së gjatë viteve të fundit dhe pritet të mbeten në nivele të larta, ndërsa Shqipëria vijon procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas planifikimeve afatmesme, investime të mëtejshme...
Burimi:
kohajone.com