“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme. Gazetari Igli Çelmeta raporton se në pranga ka përfunduar 39-vjeçarja Kumrie Zika, e cila u kap në ambientet e një lokali në Tiranë, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej. Emri i Kumrie Zikës është i njohur për policinë, pasi edhe dy muaj më parë ajo kishte grabitur të tjera biznese në kryeqytet, përmes skemave të ngjashme. “Në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pasurisë, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe...