Makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari humb jetën në spital
foto ilustruese KORÇË- Një 18 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Bulgarec. Sipas njoftimit paraprak të Policisë rreth orës 19:45 një automjet tip 'Benz' me drejtues shtetasin L. S. ka përplasur këmbësorin me iniciale F. M. rreth 18 vjeç. I riu është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. Korçë/ Informacion paraprak Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth...
Burimi:
zeri.ai