Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme më 22 tetor, në rrethrrotullimin e Kolonjës, në aksin Fier–Lushnjë. Një automjet fuoristradë ka humbur kontrollin, ka shkatërruar barrierat mbrojtëse dhe ka rënë në kanalin poshtë urës, nga një lartësi rreth pesë metra. Në mjet udhëtonin dy bashkëshortë, të cilët mbetën të bllokuar brenda automjetit pas përplasjes. Për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjës dhe ekipit mjekësor të urgjencës. Të dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore, raporton gazetarja e Klan News Anila Sefa. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në asfalt, si pasojë e reshjeve të dendura të...
Burimi:
javanews.al