Makina merr flakë në qendër të Elbasanit/ Qytetarët largohen me vrap
Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në zonë. Sipas informacioneve paraprake, disa qytetarë janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, të frikësuar nga mundësia e shpërthimit të automjetit. Makina është përfshirë plotësisht nga zjarri dhe është shkrumbuar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar se çfarë ka shkaktuar përfshirjen e automjetit nga flakët.
Burimi:
ntv.al