Maignan dërgon mesazhe në rrjetet sociale: “Mos u dorëzo kurrë”. Më pas shfaqet një bisedë
14 Shtator 2026 7:32 Alfred Lleshi Mike Maignan reagoi në rrjetet sociale pas barazimit të Milanit ndaj Lazios. “Mos u dorëzo kurrë”, – shkroi portieri francez në një postim që përmban disa foto të tij në aksion në “Olimpico”, gjatë ndeshjes. Në postim është përfshirë edhe një pamje ekrani e një bisede, ku lexohen dy mesazhe: “Qëndro besnik ndaj planit, mos e vër në dyshim procesin”.
Burimi:
telesport.al