MAFIA ARTISTIKE/ CURRI: NE TELEFONA MUND TE KENE EDHE VIDEO ME TE MITUR

MAFIA ARTISTIKE/ CURRI: NE TELEFONA MUND TE KENE EDHE VIDEO ME TE MITUR

Qarkullimi i videove intime në rrjetet sociale dhe mënyra se si ato janë regjistruar e shpërndarë u diskutua në emision, ku analisti Arjan Curri ngriti pretendime të forta për pasojat e këtij fenomeni. Curri u shpreh se vajzat që shfaqen në videot intime i konsideron viktima, duke argumentuar se pas publikimit të pamjeve mund të fshihet, sipas tij, një formë presioni, intimidimi apo përdorimi të materialeve intime si mjet kontrolli. “Unë i shikoj ato zonja si viktima”, deklaroi Curri, duke shtuar se, sipas tij, bëhet fjalë për një situatë ku seksi mund të jetë përdorur si instrument pushteti dhe presioni. Analisti ngriti gjithashtu pyetje për mënyrën se si janë krijuar dhe përdorur këto materiale, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të hetojnë nëse vajzave u...