Mac Allister i zhgënjyer nga Liverpool: Prisja që klubi të më rinovonte kontratën siç bënë me të tjerët

Mac Allister i zhgënjyer nga Liverpool: Prisja që klubi të më rinovonte kontratën siç bënë me të tjerët

Mesfushori i Liverpool, Alexis Mac Allister, është “shumë i trishtuar” që nuk i është ofruar një kontratë e re dhe pranoi se kishte mundësi për t’u larguar në verë. 27-vjeçari konfirmoi se i kanë mbetur edhe dy vjet në marrëveshjen e tij me “reds”, të cilën e nënshkroi kur iu bashkua klubit në verën e vitit 2023. Kjo pakënaqësi e lojtarit të kombëtares argjentinase vjen pasi mesfushorët e tjerë, Dominik Szoboszlai dhe Ryan Gravenberch, nënshkruan kontrata të reja afatgjata këtë vit. “Pata një mundësi, mund të isha larguar nga klubi në verë. Klubi nuk ishte në gjendje të më ofronte një kontratë të re, gjë që më trishton shumë”, tha Mac Allister. “Të gjithë mund ta shohin se jap 100%, çdo ditë në stërvitje dhe...