LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën, ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit në Kosovë
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak se Partia Demokratike e Kosovës braktisi sallën. Shkak u bë fakti që Lëvizja Vetëvendosje nuk votoi kandidaten e tyre për nënkryetare Vlora Çitaku.Nga radhët e LVV-së, Ardian Gola u zgjodh nënkryetar. Pas kësaj, Haxhiu kërkoi që PDK të bënte sërish propozim për postin e nënkryetarit, por përveç Mërgim Lushtakut, të gjithë deputetët e PDK-së u larguan nga salla plenare.Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, duke paralajmëruar se më nuk marrin pjesë në seancën konstituive.“Nga sot, PDK nuk ka arsye të marrë pjesë në seancën plenare dhe ne do ta dërgojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Jemi të sigurt që afatet kushtetuese kanë përfunduar më 7 gusht. Sot...
Burimi:
sarandanews.com