Luvri ekspozon 300 fotografi të rralla që rrëfejnë historinë e muzeut ndër shekuj
Muzeu i Luvrit në Paris ka hapur ekspozitën “Louvre Photo”, e cila sjell për publikun 300 fotografi të rralla, shumë prej të cilave janë ekspozuar rrallë ose nuk janë parë më parë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 4 nëntori 2026 deri më 3 maj 2027. Fotografitë paraqesin vepra arti, galeritë e muzeut, vizitorë të njohur e anonimë, punonjës të institucionit, hapësira të fshehta dhe korridore të kufizuara për publikun. Përmes tyre, vizitorët mund të zbulojnë anë më pak të njohura të njërit prej muzeve më të famshme në botë. Ekspozita nis me fotografinë e parë të njohur të Luvrit, realizuar nga Louis Jacques Daguerre në vitin 1839, dhe shtrihet deri te krijimet bashkëkohore të artistit kinez Ai Weiwei. Sipas drejtorit të muzeut, Christophe...
Burimi:
kultplus.com