Luis Enrique: Patëm fat ndaj City, në pjesën e dytë mund të kishim pësuar më shumë gola

Luis Enrique: Patëm fat ndaj City, në pjesën e dytë mund të kishim pësuar më shumë gola

15 Tetor 2026 8:31 Telesport Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, deklaroi se kampionët e Evropës patën fat që mposhtën Manchester City me rezultatin 4-2, duke ruajtur kështu një nisje të përsosur në mbrojtjen e titullit të Champions League. Parizienët e dominuan plotësisht në pjesën e parë, duke krijuar shpejt një avantazh prej 3-0. City u rikthye fuqishëm pas pushimit, por kjo s’mjaftoi për të fituar. “Mund ta humbisnim ndeshjen nëse ata do t’i kishin shfrytëzuar rastet që krijuan,” tha Luis Enrique. “Mendoj se ishte një ndeshje shumë e bukur; mënyra se si luajnë ata është e jashtëzakonshme. Neve na pëlqen të luajmë ndeshje të këtij lloji”, tha trajneri spanjoll i PSG. “Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Përpiqemi të shënojmë. Nuk ndalemi edhe nëse...