Luis Enrique: Më pëlqeu pothuajse gjithçka nga fitorja 6-1, jemi një ekip që është i vështirë të mundet

Luis Enrique: Më pëlqeu pothuajse gjithçka nga fitorja 6-1, jemi një ekip që është i vështirë të mundet

10 Shtator 2026 9:30 Telesport “Jam i kënaqur me pothuajse gjithçka ndodhi në këtë ndeshje. Atmosfera në ‘Parc des Princes’ për takimet e Champions League është gjithmonë e veçantë; tifozët ishin të jashtëzakonshëm”, tha trajneri i PSG, Luis Enrique pas fitores 6-1 ndaj Slovan Bratislava. “Këtu është gjithmonë fantastike, por atmosfera e mbrëmjes së djeshme ishte vërtet e veçantë dhe skuadra u përgjigj siç duhet. Më pëlqeu shumë intensiteti me të cilin e nisëm ndeshjen, veçanërisht ai intensitet i lartë në fazën pa top. Jemi një skuadër që është shumë e vështirë të neutralizohet dhe jam shumë i kënaqur me rezultatin”, tha spanjolli. “E vetmja gjë negative është pësimi i atij goli, por në përgjithësi, jam shumë i lumtur. Mendoj se të gjithë kanë besim...