Luis Enrique me “dhimbje koke” për përballjen ndaj Barcelonës, PSG njofton zyrtarisht lajmin e keq

Luis Enrique me “dhimbje koke” për përballjen ndaj Barcelonës, PSG njofton zyrtarisht lajmin e keq

18 Tetor 2026 17:30 Telesport PSG fitoi mbrëmë me përmbysje 1-3 ndaj Strasbourg në Ligue 1, por fundi i ndeshjes nuk ishte aspak i mirë për parizienët, përveç rezultatit. Nuno Mendes u largua nga loja në minutën e 86-të për shkak të dhimbjeve në kofshë. Sot, është konfirmuar që portugezi do të mungojë për disa javë, pas dëmtimi është më i rëndë nga sa u mendua fillimisht. “Pas një dëmtimi në kofshën e majtë gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Strasbourg, Nuno Mendes do të jetë jashtë fushave për javët në vijim”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit parizien. Mungesa e Nuno Mendes do të jetë një telash më vete për Luis Enrique, sidomos për sfidën e të martës, ndaj Barcelonës në Champions League. Në vend...