Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Paris Jackson ka nisur një betejë ligjore kundër John Brancës, një prej administratorëve të pasurisë së babait të saj, Michael Jackson, duke kërkuar uljen e kompensimit të tij. Sipas Daily Mail, ajo e akuzon për vonesa të përsëritura në raportimin financiar dhe mosrespektim të afateve të përcaktuara nga gjykata. Avokatët e Parisit kërkojnë që kompensimi për vitet 2023 dhe 2024 të ulet nga 15% në 10% të të ardhurave bruto që lidhen me aktivitetet tregtare dhe argëtuese të pasurisë. Sipas tyre, vonesat kanë zgjatur proceset gjyqësore dhe kanë sjellë shpenzime të panevojshme. Në qendër të konfliktit është edhe një shumë prej rreth 109.2 milionë dollarësh, për të cilën është kërkuar miratimi si kompensim për Brancën, ish-bashkëadministratorin John McClain dhe firmën ligjore të administratorit. “Mjaft me...