“Luftë” në Polin e Veriut, NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

“Luftë” në Polin e Veriut, NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Në ujërat e Arktikut, pranë arkipelagut të largët të Svalbardit, këtë pranverë, aleatët e NATO-s zbuluan disa nëndetëse ruse që po stërviteshin për të përdorur një armë sekrete, të projektuar për të dëmtuar kabllot kritike nënujore pa lënë gjurmë, raporton Agjencia e lajmeve Reuters. Operacioni i fshehtë rus, i përshkruar për Reuters nga dy zyrtarë perëndimorë, u zhvillua nga GUGI, drejtoria ruse për luftën nënujore, e cila përdori mjete zhytëse në thellësi të mëdha për të simuluar përdorimin e një teknologjie të sofistikuar dhe shkatërruese. Një operacion i përbashkët i Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe Shteteve të Bashkuara gjurmoi dhe u përball me anijet ruse në det, thanë dy zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti. Anijet u penguan të përfundonin stërvitjen dhe më pas...