Luftë me zjarret në 5 qarqe të vendit, nga Dajti në Tërbun! Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra në 24 orë, 11 janë ende active! S’ka rrezik për banorët
Vijon të mbetet kritike situata me zjarret në disa zona të vendit dhe veçanërisht në malësinë e Tërbunit në Pukë. Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 24 janë deklaruar të fikura. Në operacione janë angazhuar 614 forca vendore e lokale, 355 efektivë të FA, 70 automjete zjarrfikëse vendore, si dhe mjete të FA; janë zhvilluar 4 operacione me helikopterë dhe 1 me avion Air Tractor. Qarku Tiranë: Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar 25 zjarrfikës, 7 forca të ADM-së, 74 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 1 autoambulancë, si dhe...
Burimi:
javanews.al