‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

Shefja diplomatike e BE-së, Kaja Kallas, ka një tjetër armik që dëshiron largimin e saj: Marine Le Pen. Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë dëshiron të çmontojë, ose të paktën ta zvogëlojë në mënyrë drastike, krahun diplomatik të BE-së nëse fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Kështu theksojnë burime nga Fronti Kombëtar për ‘Politico’. “Realiteti është se dobia e Kallas është shumë e kufizuar dhe ajo dyfishon diplomacinë e shteteve anëtare”, tha Charles-Henri Gallois, këshilltar i Presidentit, Jordan Bardella. “Askush nuk e njeh legjitimitetin e saj, veçanërisht as Shtetet e Bashkuara, as Kina.” Komentet zbulojnë tensione në rritje mbi pushtetin e BE-së, ndërsa partitë nacionaliste nga Franca në Gjermani dhe Poloni kërkojnë të rimarrin pushtetin nga Brukseli, me politikën e jashtme ndër objektivat e tyre...