Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga deputetët Milva Ekonomi, Antoneta Dhima dhe Kliti Hoti, mori pjesë në Klinikën Rajonale Parlamentare për Antikorrupsionin (Regional Parliamentary Anti-Corruption Peer Clinic), e zhvilluar nga data 24 deri më 26 shtator 2026 në Beçići të Malit të Zi. Aktiviteti u organizua nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) në bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, me temë kryesore “Forcimin e integritetit parlamentar në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Gjatë punimeve dyditore, përfaqësuesit e parlamenteve nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zhvilluan diskutime praktike dhe ushtrime mbi identifikimin e pikave të dobëta në strukturat parlamentare. Fokus i veçantë iu kushtua metodologjisë së vlerësimit të rreziqeve të korrupsionit në ligjbërje (corruption-proofing), kontrollit post-legjislativ (PLS) dhe rolit të...