Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Konfliktet e sotme nuk zhvillohen më vetëm në fushëbetejë. Gjithnjë e më shumë, ato shtrihen në hapësirën digjitale dhe në infrastrukturat që mbajnë në funksion jetën e përditshme: nga sulmet kibernetike ndaj bizneseve, te sabotimet e sistemeve teknologjike, alarmet e rreme për bomba në avionë dhe ndërhyrjet në rrjetet e furnizimit. Këto janë disa nga format e luftës hibride, pasojat e së cilës mund të përkthehen në humbje të konsiderueshme ekonomike për Italinë dhe vendet e tjera europiane. Vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga këto veprime është i vështirë, pasi nuk ekziston një tregues i vetëm që mund të përllogarisë koston e një alarmi të rremë për bombë, një sulmi informatik ndaj një kompanie apo sabotimi të sistemeve të frigoriferëve në një supermarket. Shpenzimet përfshijnë...