“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

PS dhe PD ulën përkohësisht armët. Dënimi me 81 vite burg i katër liderëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit i ka bashkuar ata në zhgënjimin ndaj gjykatës së Hagës. “Vendim që e konsideron të padrejtë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Kuvendi rithekson një të vërtetë historike: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer nga Millosheviçi. UÇK-ja ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë të pandashëm nga kjo histori, nga rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë. Një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...