“Lufta do të bëhet e pashmangshme”, ish-këshilltari i Putinit paralajmëron përplasjen me Europën, zbulon skenarët që mund të çojnë Rusinë në konflikt me NATO-n
Sergey Markov, ish-këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin për politikën e jashtme, paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve mes Rusisë dhe Europës mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë. Në një intervistë për Corriere della Sera, Markov thotë se marrëdhëniet mes Moskës dhe Europës po ecin mbi “një fill shumë të hollë” dhe se, nëse vazhdon ajo që ai e konsideron politikë përshkallëzimi të Europës, “një formë lufte do të bëhet e pashmangshme”. A do të ketë guximin Putin të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s? Sipas tij, Rusia e percepton gjithnjë e më shumë Europën si një armik dhe mund të reagojë ndaj masave që Moska i konsideron sulme. Markov përmend si skenar të mundshëm bllokimin e ngushticave në Detin Baltik, ndërsa nuk përjashton...
Burimi:
javanews.al