Luçjano Bardhi, pasioni për shëndetin dhe ushqyerjen/ Tre libra për trupin, ushqimin dhe sekretet e zorrëve
Luçjano Bardhi është një profesionist i ri i fushës së shëndetit, me një vizion bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës për mirëqenien e njeriut. Ai përfaqëson një brez të ri edukatorësh shëndetësorë që e sheh organizmin jo si pjesë të shkëputura, por si një tërësi ku ushqimi, sistemi tretës, gjumi, stresi, aktiviteti fizik dhe mënyra e jetesës ndikojnë vazhdimisht te njëri-tjetri. I lindur më 13 dhjetor 1999 në Berat, Luçjano Bardhi kreu arsimin e mesëm në Kuçovë, përpara se të vijonte studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, në profilin e Imazherisë Mjekësore. Ai u diplomua në vitin 2021 dhe më pas fitoi licencën profesionale si Imazherist, duke ndërtuar një bazë solide në shkencat mjekësore, anatomi, fiziologji dhe vlerësimin e strukturave të trupit të njeriut. Paralelisht me formimin...
Burimi:
ntv.al