Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë

Lubonja: Rama gabon rëndë kur kërkon të rrijë në pushtet me dhunë, koha që edhe PD të reflektojë

Analisti Fatos Lubonja, në një prononcim për Neës24 teksa ka nisur protesta kombëtare në Tiranë, është shprehur se situata aktuale kërkon reflektim nga Partia Demokratike dhe të gjithë aktorët politikë që kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës. Sipas Lubonjës, opozita duhet të gjejë mënyrën më të mirë për të rritur pjesëmarrjen në protestë dhe për të siguruar mbështetjen më të madhe të mundshme në zgjedhjet e ardhshme, nëse kryeministri vijon të refuzojë largimin nga pushteti. “Ky është një moment që duhet të reflektojnë të gjithë. PD-ja dhe të gjithë aktorët e tjerë politikë që kërkojnë dorëzimin e kësaj qeverie, për të gjetur zgjidhjen optimale se si të arrihet numri më i madh i njerëzve në protestë dhe si të arrihet numri më i madh...