Lojërat Mesdhetare/ Dy vende të katërta për sportistët kuqezinj në atletikë e shtangë,  dobët qitja

Lojërat Mesdhetare/ Dy vende të katërta për sportistët kuqezinj në atletikë e shtangë, dobët qitja

Ka vijuar në Itali edicioni i 20-të i Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, me garat e radhës, ku kanë garuar edhe sportistët kuqezinj. Peshëngritja e atletika i janë afruar podiumit me dy vende të katërta, ndërsa qitja ka qenë larg saj. Në peshëngritje, shtangisti Samoel Rrasa garoi në peshën 65kg, ku u rendit në vendin e katërt në të dyja stilet mes 5 konkurrentëve, pa mundur dot të kapë podiumin. Rezultatet e tij ishin larg atyre që u ngjitën në podium. Në stilin e shkëputjes, Rrasa u rendit në vendin e katërt. Ai realizoi me sukses vetëm provën e dytë me 116kg, ndërkohë që më herët kishte dështuar ta ngrinte këtë peshë, ndërsa në provën e tretë synoi 128kg, por pa sukses. E njëjta situatë edhe në...