Lojëra fati dhe kanabis në një lokal, arrestohet punonjësi 47-vjeçar në Malësinë e Madhe, në kërkim administratori!

Lojëra fati dhe kanabis në një lokal, arrestohet punonjësi 47-vjeçar në Malësinë e Madhe, në kërkim administratori!

Një lokal në Koplik, Malësi e Madhe, është goditur nga Policia gjatë operacionit të koduar “MULTIGAMES”, pasi dyshohet se ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit dhe shitjen e lëndëve narkotike. Sipas Policisë, në pranga ka rënë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa administratori 51-vjeçar është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një grirëse për lëndët narkotike. Njoftimi i Policisë: “Zbulohet në Koplik, një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit. Shpallet në kërkim administratori i lokalit. Sekuestrohen 6 makineta për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët...