Locatelli operohet në menisk: “Jam i shkatërruar”. Për Boga, dëmtim i shkallës së mesme

Locatelli operohet në menisk: “Jam i shkatërruar”. Për Boga, dëmtim i shkallës së mesme

Juventusi përballet me një emergjencë të plotë për shkak të dëmtimeve të shumta në skuadër. Pas traumës përdredhëse në gjurin e djathtë, të pësuar në ndeshjen Juventus-Milan, Manuel Locatelli iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për qepjen e meniskut të jashtëm të gjurit të djathtë. Operacioni, i kryer nga doktor Bertrand Sonnery-Cottet në “Hôpital Privé Jean Mermoz” në Lion, rezultoi plotësisht i suksesshëm. Rehabilitimi nis menjëherë dhe rikuperimi vlerësohet në 5-6 muaj. “Nuk do të gënjej, nuk do të përdor fraza të gatshme. Jam i shkatërruar, – shkroi Locatelli. – Operacioni shkoi mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tani duhet të ndalem për pak dhe më dhemb të mendoj se nuk mund t’i ndihmoj shokët e skuadrës dhe të luftoj me ta për këtë fanellë. Do...