Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Nga Besar Likmeta (BIRN)- Pagesat për lobimin në Shtetet e Bashkuara në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të vëllait të tij, Arbër Veliaj, arritën në rreth 550 mijë dollarë deri në fund të shtatorit 2026. Studioja ligjore amerikane Kasowitz LLP deklaroi se kishte marrë 120 mijë dollarë nga Arbër Veliaj në pesë pagesa nga 16 prilli deri më 9 shtator. Këto iu shtuan rreth 430 mijë dollarëve të paguar deri në fund të marsit. Në deklarimin e dorëzuar më 22 tetor në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Kasowitz tha se kishte informuar senatorë, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe stafet e tyre për paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe çështjet që lidhen me mbarëvajtjen e procesit ligjor ndaj e tij, si dhe informacion...
Burimi:
kohajone.com