”Llogaria juaj bankare është bllokuar”, AKSK zbulon çfarë fshihet pas mesazheve në emër të Bankës së Shqipërisë

”Llogaria juaj bankare është bllokuar”, AKSK zbulon çfarë fshihet pas mesazheve në emër të Bankës së Shqipërisë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, ku persona të paidentifikuar tentojnë të përvetësojnë të dhënat e tyre bankare. Gjithçka nis me një SMS që njofton marrësin se llogaria e tij bankare është bllokuar. Mesazhi përmban një lidhje elektronike, e cila paraqitet si mënyra për të zgjidhur problemin, por në të vërtetë e orienton qytetarin drejt një faqeje të falsifikuar që imiton faqen zyrtare të një banke. Përmes kësaj metode, mashtruesit synojnë të sigurojnë informacione konfidenciale, përfshirë të dhënat e kartave bankare dhe kodet e verifikimit, të cilat mund të përdoren për veprime të paautorizuara. Përballë këtij rreziku, AKSK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin hapjen e lidhjeve të...