LIVE Shqipëri-Bjellorusi/ Asist spektakolar nga Hysaj dhe Muçi rikthehet me gol në Kombëtare, kuqezinjtë e mbyllin pjesën e parë me 2 gola(VIDEO)
LIVE, Shqipëri-Bjellorusi 2-0 Asllani 34′ (p.), Muçi 45’+2′ Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Kuqezinjtë i janë drejtuar dhomave të zhveshjes me avantazhin 2-0. Në minutën e 31-të Berat Gjimshiti fitoi një 11-metërsh në zonën kundërshtare, i cili më pas u shndërrua në gol nga Kristjan Asllani. Kur po pritej minuta e fundit e lojës, kuqezinjtë dyfishuan shifrat. Një asist spektakolar i Hysajt nxorri Muçin të vetëm në zonë. Sulmuesi i Trabzonsporit nuk e mendoi dy herë gjuajtjen dhe e majta e tij e dërgoi topin në rrjetë. Shqipëria udhëheq kështu me shifrat 2-0, teksa kanë mbetur ende 45 minuta të tjera për t’u luajtur në “Air Albania”./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com