LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

Partia Socialiste ka rrëzuar me 76 vota kundër dhe 37 pro kërkesën e PD-së për mocion me debat për ish-kreun e SHISH-it, Vlora Hyseni, e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, përsëriti qëndrimin e socialistëve për mosndërhyrje dhe mbivendosje në çështjet e SPAK-ut, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme duhet të bëjë punën e saj përmes një procesi të pavarur hetimi dhe gjykimi. “Lidhur me hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, qëndrimi ynë është i qartë: ne presim që organi i akuzës ta hetojë dhe ta zbardhë deri në fund. Shprehim mbështetjen për SPAK-un, të cilin të gjithë ne këtu, edhe me votimin e sotëm, do ta...