Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!
Kombëtarja shqiptare U-21 ka nisur përgatitjet në rrugëtimin drejt Kampionatit Europian “EURO 2027”, teksa trajneri Alban Bushi ka shpallur listën e tij me 21 lojtarë. Kuqezinjtë do të luajnë një ndeshje miqësore kundër Ukrainës U-21 më datë 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion” në Eger të Hungarisë, në orën 15:30. Ajo që bie më shumë në sy në këtë grumbullim, i cili pritet të nisë më 28 shtator në Tiranë, janë plot katër risi të rëndësishme në ekip. Goditja më e madhe vjen me afrimin e Omer Bajraktarit; futbollisti i Malishevës ka marrë vendimin të lërë moshat e Kosovës për të veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë. Surprizat e trajnerit Bushi vazhdojnë me mbrojtësin e Egnatias, Numan Ajetovikj (Ajeti), i cili gjithashtu ka vendosur...
Burimi:
javanews.al